E RRALLË/ Shkretëtira më e thatë në planet është mbushur me lule të bardha dhe ngjyrë vjollcë

Shkretëtira Atacama në veriun e Kilit është një nga vendet më të thata në Tokë, megjithatë në disa pjesë të caktuara të saj janë aktualisht të mbuluara me lule të shumta, të bardha dhe vjollcë.

Kjo shkretëtirë, Atacama njihet si Disierto Florida (“shkretëtira e lulëzuar”), sepse ndodh që në Kjo periudha të caktuara të mbulohet me lule.


Kjo zakonisht ndodh në pranverë. Mirëpo lulëzimi në këtë periudhë ku në Hemisferën Jugore është dimër duket i pazakontë. Sipas ekspertëve, kjo ka ardhur falë reshjeve të nxitura nga El Niño, një fenomen klimatik natyror që ndikon në motin global.

Gjatë 40 viteve të fundit, ka ndodhur rreth 15 herë që shkretëtira të jetë lulëzuar. Por pritet që në vijim të ketë më shumë reshje shiu, që do të thotë se lulet mund të përhapen në një zonë më të madhe.