Xhensila uron me fjalë zemre AJKËN: Bëj gjithçka për ty, jo vetëm me fjalë, jetoj për ty o dashuri hyjnore..! Thumbon edhe Besin?

Vajza e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, Ajka feston sot ditëlindjen dhe mbush 6 vjeç.

Më herët Besi në urimin e tij, i premtoi të bijës se do të jetë pranë saj në gjithçka.

Pak më vonë edhe Xhensila ka bërë urimin e saj për të bijën, por në rreshta duket sikur nuk ka munguar edhe një “kunj” për ish-bashkëshortin, Besin.

“Ti je muzika më e bukur e jetës sime. Edhe 100 dashuri hyjnore. Ti dhe Zoti e di që mama bën për ty gjithçka, jo me fjalë por me vepra. Jetoj vetem per ty…”- ka shkruar këngëtarja.