Stuhia “Beryl” godet Kanadanë, në pak orë u përmbytën disa qytete, humb jetën një i ri

Stuhia “Beryl” godet Kanadanë, në pak orë u përmbytën disa qytete, humb jetën një i ri

Një i ri është gjetur i vdekur pasi u përfshi nga një stuhi në Nova Scotia, një provincë në brigjet e Atlantikut të Kanadasë. Kanadaja u përfshi nga stuhia Beryl 48 orët e fundit.

Viktima po luante me miqtë dje të enjten në një park në Wolfville kur ndodhi një përmbytje. I riu u përfshi nga uji dhe përfundoi në një “gropë plot me ujë”, thanë autoritetet.

Reshje shumë të mëdha shiu u regjistruan brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore, shpjegoi Ed Nugent i Policisë Mbretërore Kanadeze të Montuar gjatë një konference për shtyp. Trupi u gjet disa orë më vonë ndwrsa niveli i ujit dhe errësira e vështirësuan punën e ekipeve të kërkim-shpëtimit.