Incident në Pensilvani, Donald Trump qëllohet me armë zjarri gjatë fjalimit dhe përfundon në spital

Ish presidenti i ShBA-ve dhe kandidati përsëri për president Donald Trump raportohet të jetë qëlluar gjatë një fjalimi elektoral në Pensilvani. Pamjet tregojnë momentin kur rojet e sigurisë rrethojnë presidentin dhe e fusin poshtë tavolinës për të shmangur rrezikun.

Shërbimet Sekrete e kanë dërguar atë për mjekim në spital. Mbështetësit u shqetësuan teksa panë fytyrën e Trump të gjakosur!