Përmirësohet gjendja e Kate Middleton! Do të marrë pjesë në finalen e Wimbledon

Kate Middleton do të marrë pjesë në finalen e meshkujve në Wimbledon.

Lajmi është bërë i ditur nga Kensington Palace.

Dukesha e Uellsit do të paraqitet në finale, pasi shëndeti i saj paraqitet mjaft i mirë, shkruajnë mediat.

Paraqitja e saj do të shënojë angazhimin e dytë publik të Kate që nga zbulimi i diagnozës së saj të kancerit në fillim të këtij viti.

Më 15 qershor, ajo mori pjesë në ceremoninë e Trooping the Color në Londër, një ceremoni ushtarake vjetore që feston ditëlindjen zyrtare të mbretit Charles III, i cili gjithashtu njoftoi në fillim të këtij viti se ishte diagnostikuar me kancer.