Aksidentohet autobusi me 60 pasagjerë në Spanjë, 3 në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në autostradën C-32, pranë Barcelonës.

Pamjet e aksidentit që tregojnë një autobus të përplasur në hyrjen e një tuneli kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa nga 60 pasagjerë që ndodheshin në mjet, 3 prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Në momentin e aksidentit autobusi po udhëtonte midis qyteteve Santa Susanna dhe Palafolls.

Autobusi ka humbur kontrollin në hyrje të tunelit dhe është përplasur me murin anësor, me mjetin që ka ngecur në pozicion vertikal.