Itali, dy zjarrfikës humbin jetën teksa po shuanin zjarrin në Matera

Dy zjarrfikës vdiqën sot teksa po shuanin një zjarr në jug të Italisë, pranë qytetit Matera.

“Sot pasdite, gjatë operacioneve për shuarjen e një zjarri në pyll dy zjarrfikës humbën jetën. Nuk janë sqaruar ende rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti”, njoftoi shërbimi zjarrfikës pa dhënë sqarime të mëtejshme.

Për shkak të tempoeraturave të larta, Italia është përfshirë shpesh nga flakët.

Të martën, shërbimet e trenave në linjën hekurudhore Romë-Napoli u pezulluan për shkak të një zjarri që shpërtheu në një distancë të shkurtër nga kryeqyteti italian.


/abcnews.al