Jugu plot me turistë të huaj, Rama ndan përshtypjet e tyre: Plazhet janë fantastike, njerëzit shumë të sjellshëm

Numri i turistëve të huaj është rritur ndjeshëm në krahasim me vitin e kaluar, që ishte një vit i suksesshëm turistik. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale disa përshtypje të turistëve që po pushojnë në Sarandë dhe Ksamil, të cilët shprehen të kënaqur me plazhet dhe mikpritjen e njerëzve.

“Vend i dashur, i bukur dhe i paqtë”, tha një turiste.

“Ka një pamje shumë të bukur, njerëzit janë shumë të sjellshëm. Çmimet janë të ulëta. Më bukur nuk ka në botë”