Ndërprerje masive të internetit po raportohen në mbarë botën

Bankat e mëdha, mediat dhe linjat ajrore po vuajnë aktualisht ndërprerje të mëdha të IT-së.

Fluturimet janë ndalur në aeroportin e Sidneit, United Airlines ka ndaluar fluturimet dhe platforma e grupit të Bursës së Londrës po përjeton ndërprerje.

Microsoft thotë se po ndërmerr “veprime zbutëse” pas problemeve të shërbimit, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Ai thotë se ndërprerja e tij filloi rreth orës 18:00 të enjten, transmeton Klankosova.tv.