Noizy befason fansat e tij më të “çmendur”: “Të rinjtë mos të dëgjojnë këngët e mia”

Reperi i njohur shqiptar Noizy, i cili numëron suksese të njëpasnjëshme në tregun muzikor, ka qenë i ftuar në podkast me Mira Kazhanin.

Një podkast i cili tregoi totalisht një aspekt të kundërt të Noizyt, që njihet në rrjet. Ai u shpreh se pavarësisht figurës me të cilën është mësuar ta shoh publiku, këngëtari është shumë i ndjeshëm, familjar, një kuzhinier i mirë në shtëpi apo që ka një kujdes të veçantë për bimët.

Ndërsa në një mesazh që ai ja drejton të rinjve, është shprehur që këta të fundit të mos i dëgjojnë këngët e tij.

Cili është mesazhi që i jep të rinjve shqiptarë, nën 18 dhe mbi 18 vjeç?
Mesazhi im është që vajzat sidomos, të mos dashurohen të vogla, 17 vjeç përshembull, sepse është shumë e rrezikshme. Mund të ndodh që dashurohen të vogla, qëndrojnë në lidhje 5 ose 6 vite dhe më pas ndahen. Por, vitet e tyre më të bukura i bie që nuk i kanë shijuar, nuk kanë bërë gjëra që do t’i vlenin në jetë.

I pyetur nga Mira Kazhani nëse vajza e tij, sot 17 vjeç shkon apo jo në koncertet e të atit, Noizy u shpreh: ” Vajza ime nuk ka ardh në asnjë koncert timin, nuk do doja të vinte. Po ashtu edhe të rinjve u them që të mos dëgjojnë kenget e mia”.