Vapa shton stresin/ Mjekët: Qëndrimet e gjata në diel shkaktojnë nervozizëm dhe pagjumësi

Temperaturat e larta shtojnë problemet me shëndetin mendor gjatë stinës së verës. Shqetësimet shfaqen si pasojë e qëndrimit me orë të gjata në diell. Por cilat janë pasojat më të zakonshme nga temperaturat e larta?

Një faktor që ndikon në përkeqësimin e shëndetit mendor është edhe përdorimi i alkoolit dhe lëndëve narkotike.

“Vihet re një rritje e pacientëve që vinë si pasojë e abuzimeve me substance dhe alkool. Çrregullime të shkaktuara nga vrasia, kryesisht te moshat e reja”.

Andi Andoni mjek në spitalin psikiatrik të Elbasanit thotë se në shumë raste neglizhenca çon në përkeqësim të gjendjes së shëndetit mendor.

“Çrregullimet e shëndetit mendor mund të çojnë në sjellje agresive, konfliktuale dhe hera herës mund të shfaqin edhe veprime dëmtuese. Gjithmonë nisur nga psikoza, halucinacionet”.

Pavarësisht problematikave që shfaqen ende mbetet i ulët ndërgjegjësim për të kryer konsulta dhe vizita te psikiatri. Mjekët këshillojnë qytetarët që të kërkojnë ndihmë për çdo shqetësim që mund të kenë, qoftë edhe për pagjumësinë.