I zhdukur prej dy javësh, gjendet mrekullisht gjallë alpinisti amerikan

Ekipet e shpëtimit në Kentucky e kanë quajtur mrekulli mbijetesën e një alpinisti i cili ishte zhdukur për dy javë në një kompleks të largët kanionesh në vendin e quajtur ‘Red River Gorge’.

46-vjeçari Scott Hern, u gjet i gjallë nga ekipi i kërkim-shpëtimit të Wolfe County në atë që do të ishte dita e fundit e misionit të tyre të kërkimit. Zyrtarët u shprehën të habitur që ai ishte në gjendje të mbijetonte, pavarësisht se nuk kishte ushqim për 12 ditë.

“Do të ishte dita jonë e fundit e kërkimit, nëse e gjenim apo jo.”, tha ai.

Ai tha se ekipi gjeti gjurmë në baltë dhe u ndal për t’u riorganizuar, derisa dëgjuan më në fund zërin e të zhdukurit duke kërkuar ndihmë.

Ndërkohë zoti Hern ishte parë për herë të fundit më 6 Korrik, teksa sipas asaj që kanë shprehur familjarët e tij ai ishte nisur për të eksploruar ujëvarat e rajonit.

Pas shpëtimit ai u dërgua në spital me helikopter dhe tashmë është duke u rikuperuar.

/tvklan.al