Ngjarje e rëndë/ E zë korrenti, vdes 50-vjeçari në Kosovë

Një person, 50 vjeç ka ndërruar jetë, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, rreth orës 20:00 në fshatin Terstenik të Drenasit. Lajmin për Telegrafin e ka kontaktuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, nga mjeku kujdestar në QKMF, Drenas është konstatuar vdekja e viktimës.