Dua Lipa: Dy ditë nga Sunny Hill, mezi pres të kthehem në shtëpi

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, të martën ka lajmëruar ardhjen në Kosovë për festivalin “Sunny Hill”, që mbahet në Prishtinë nga 25 deri më 28 korrik.

Lipa përmes një story në Instagram ka thënë se mezi pret t’i takojë njerëzit në Kosovë.

“Dy ditë nga ‘Sunny Hilli’. Mezi pres të kthehem në shtëpi. Të kthehem në vendlindje, në Prishtinë”, ka thënë Lipa në ‘storyn’ e publikuar në Instagram një ditë më parë.

Ajo ka lavdëruar listën e artistëve që do të performojnë në “Sunny Hill” sivjet. Vetë ajo nuk është pjesë e kësaj liste.