Kiara Tito poston të tjera momente të ëmbla me vjehrrën, gjithë vëmendja shkon te një koment special…

Para disa ditësh familja Luizi, Kiara dhe Luna, ishin duke shijuar pushimet në Turqi, e atyre i eshte bashkuar edhe nëna e kengetarit. Çifti ka ndarë nëpër rrjete sociale për çdo ditë pamje nga vendi ku ata po qëndruan.

Në një postim të bërë së fundmi nga Kiara, ku ajo shfaqet me nënën e Luizit dhe vajzën në karrocë, vëmendjen më të madhe e ka marrë komenti i Luizit i cili shkruan: “Të të dojë nusja nënën dhe nëna nusen është bekim. Zemrat e mia ju!”