Baby G dhe Dijonis Biba në lidhje dashurie?

Dy fermerët e ‘’FermaVip’’, Baby G dhe Dijonis Biba kanë pasur një raport shumë të mirë brenda shtëpisë.


Dyshja u përfolën për një lidhje dashurie mes tyre, pasi u panë mjaftë të afërt sa ishin pjesë e reality show.

Këngëtarja iu është përgjigjur pyetjeve të fansave në lidhje me raportin mes saj dhe Dijonisit duke thënë së diçka e mire po ndodhë, shkruan IndeksOnline.

‘’Së shpejti, diçka e mirë po ndodhë’’, ka shkruar Baby G në Instagram.

Se a kanë nisur një lidhje dashurie apo i kanë bashkuar forcat për ndonjë projekt muzikorë do ta zbulojmë ditëve ne vijim. /IndeksOnline