E RËNDË! Kishte humbur kontaktet me familjen prej 3 ditësh, 20-vjeçari gjendet i mbytur në det

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.

Një 20-vjeçar është gjendur pa shenja jete në det rreth orës 20:30, në lagjen nr. 13 Durrës, në Sektorin Iliria. Dyshohet se i riu banues në Cërrik, Elbasan është mbytur aksidentalisht pasi nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sipas informacioneve policore i riu kishte humbur kontaktet me familjarët 3 ditë më parë.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak