Lady Gaga lë gojëhapur fansat me performancën në Lojërat Olimpike në Paris

Lady Gaga ka performuar në hapjen e Lojërave Olimpike 2024 në Paris dhe performanca e saj është cilësuar si mahnitëse nga audienca. Këngëtarja dukej në super formë dhe dha një performancë mbresëlënëse në brigjet e lumit Seine.

“Mirëmbrëma dhe mirë se erdhët në Paris”, kjo ishte fjalia hapëse që Gaga bërtiti sapo hipi në skenë.

Pas Lady Gaga, ishte dhe ajo e Celine Dion që e la audiencën gojëhapur me performancën e saj, pas 4 vitesh mungesë në skenë.