Rikthimi emocionues i Bebe Rexhës në Dibër pas 12 vitesh: Rilidhje me rrënjët dhe familjen time

Pas 12 vitesh, Bebe Rexha u kthye në vendlindjen e babait të saj, Dibër, Maqedoni, në një vizitë që për të ishte emocionuese dhe domethënëse. Bebe ndau emocionet e saj në një status prekës në rrjetet sociale, ku theksoi rëndësinë e familjes dhe lidhjeve të ngushta me të familjarët.

Vizita e saj në varrin e gjyshit të ndjerë kishte një vlerë të veçantë për këngëtaren, e cila nuk kishte mundur të merrte pjesë në funeralin e tij. “Rilidhja me rrënjët dhe familjen time ishte thellësisht emocionuese. Vizita e varrit të gjyshit tim ishte veçanërisht domethënëse, pasi nuk mund të merrja pjesë në funeralin e tij në kohë gjatë turneut,” shkroi Bebe Rexha.

Këngëtarja shtoi se kjo vizitë i kujtoi rëndësinë e lidhjeve të forta familjare. “Familja do të thotë gjithçka për mua dhe kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve tona,” përfundoi ajo në postimin e saj.

Vizita e Bebe Rexhës në Dibër u prit me shumë ngrohtësi nga banorët lokalë dhe anëtarët e familjes së saj, të cilët u emocionuan nga prania e saj dhe lidhja e ngushtë që ajo ruan me rrënjët e saj shqiptare.