Treni del nga shinat, të paktën 100 të plagosur

Ditën e sotme, një aksident i rëndë është regjistruar në Rusi, ku të paktën 100 persona dyshohet se janë plagosur kur një tren pasagjerësh, u përplas me një kamion në rajonin e Volgogradit, ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve Interfax.

Sipas TASS, 20 u plagosën në tren, i cili doli nga shinat, teksa në bord ndodheshin më shumë se 800 pasagjerë.

Siç raporton Interfax, përplasja ka nxjerrë nga shinat tetë vagonë ​​të trenit të pasagjerëve.