Kelmendi: Kur garonte Laura, kisha ndjenjën sikur po garoja vet

Medalistja olimpike e kthyer në trajnere, Majlinda Kelmendi, ka thënë që e ka ndjekur luftën e Laura Fazliut sikur të ishte duke luftuar vet.

Nxënësja e saj dje mori medaljen e bronztë në garën deri në 63 kilogramë, duke e sjellë medaljen e pestë olimpike të Kosovës në xhudo.

“Sigurisht, shumë emoconuese edhe jo veç tash në lojëra olimpike por në çdo garë që kom shku me Laurën, si në kampionat evropian, si në kampionat botëror, i kom pasë ndjenjat sikur me garu vet”, ka thënë Kelmendi në një prononcim për faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës në Facebook.

“Realisht dje ka qenë hala ma emocionuese se Laura gjatë krejt ditës ka pasë shumë emocione, ka qenë goxha e ngarkume edhe realisht nuk e jepke maksimumin. Mirëpo në fund kur mori medalje sigurisht u përmbyll dita në mënyrën ma të mirë të mundshme”.