Vendimi i plotë/ Qeveria miraton indeksimin e pensioneve në masën 13.5 %. Ja si llogariten

Qeveria ka miratuar indeksimin e pensioneve me indeksin 13.5 %, të të llogaritur sipas kritereve të përcaktuara në nenin 59, të ligjit nr.7703, datë 1.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Kjo ëhstë miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Në vendim thuhet se indeksi i përcaktuar aplikohet për rivlerësimin e bazës së vlerësuar të arritur nëpërmjet kontributeve të derdhura dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2022, dhe zbatohet për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohet me datë fillimi nga data 1 korrik 2024 e në vazhdim.

Referuar vendimit të 2022, Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet familjare, të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993,

“Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me datë fillimi deri më 31.12.2014, pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi nuk do të jenë më pak se 10 221 (dhjetë mijë e dyqind e njëzet e një) lekë në muaj, por jo më shumë se 14 926 (katërmbëdhjetë mijë e nëntëqind e njëzet e gjashtë) lekë në muaj.