“Sëmundja e njeriut të ngurtë”, Skënder Brataj shpjegon çfarë është sëmundja e Celine Dion dhe simptomat e saj

Sëmundja e Celine Dion ka përparuar shumë dhe ajo nuk mund të dalë më as nga shtëpia. Kjo ka bërë që ylli i muzikës mos të këndojë më.

Këtë fakt e bëri të ditur faqja amerikane “Radar online” duke cituar burime të afërta të këngëtares, e cili prej disa kohësh po lufton me sindromën paralizuese të “personit të ngurtë”.

Dr Skënder Brataj ka shpjeguar çfarë është kjo sëmundje dhe pse e bën të vështirë jetesën.

“Hyn te sëmundjet degjenerative, neurologjike që janë sëmundje me ecuri të ngadaltë, por të pakthyeshme. Do të thoja që tek sëmundjet neuro-degjenerative janë alzhaimer, demenca, parkinsoni, sicc është sëmundja e Huntigtonit, siç është antrofia muskulare, ALS-ja ( Skleroza Amiotrofike Laterale), kjo është sëmundja e njeriut të ngurtë.

Kjo është një sindromë e sëmundjes që ka një shqetësim, një dëmtim, në Sistemin Nervor Qendror, por që shfaqet në periferi me problemet muskulare, pra ngurtësohen musujt ose ka spazma, kontraktime të herë pas hershme, që sigurisht ta bën cilësinë e jetës shumë të rëndë. Kjo sëmundje mund të jetë tre llojesh, mund të jetë auto-imune, para neo plazike ose idiopatike, ne i themi në rastet e sëmundjeve të trashëguara që nuk u dihen shkaqet”, tha Brataj.

55-vjeçarja tani është aq e dobësuar sa që urren të dalë nga shtëpia qoftë edhe për një kohë të shkurtër dhe nuk ka plane të rikthehet në turin, datat e të cilit i anuloi në maj.

Disa javë më parë, motra e yllit, Claudette rrëfeu në një intervistë se Celine po përpiqej të gjente ilaçe efektive për të trajtuar sëmundjen e saj të rrallë autoimune.

Ajo është e disiplinuar në çdo fushë të jetës së saj. Ne nuk po gjejmë asnjë medikament që të japë efekt, por është shumë e rëndësishme që ta mbajmë shpresën gjallë.