‘Është me mua në çdo hap’, Olsi Bylyku prezanton të dashurën e re dhe këngën dedikuar asaj

Aktori Olsi Bylyku ka prezantuar të dashurën e tij të re.

Dje, (4 gusht) Olsi Bylyku publikoi këngën e tij të re, “Amla”. Ai zbuloi se kënga i ishte dedikuar partneres, njeriut që i ka qëndruar pranë në vitin më të vështirë të jetës së tij.

“Miq, në vitin më të vështirë të jetës sime profesionale dhe personale, “Amla” ishte dhe është me mua në çdo hap. Kënga dhe videoja flasin vetë. Dëgjim të këndshëm! Llokumet, më vonë”, ka shkruar Olsi.

Në videoklip shfaqet edhe partnerja, por pa e zbuluar fytyrën. Megjithatë, Olsi ka zgjedhur të na e prezantojë me një foto tjetër, por sërish pa ia treguar qartë fytyrën.

“5 gusht, gëzuar ditëlindjen, Amla”, shkruan ai.