Aksident i RËNDË/ Makina ku udhëtonin 4 familjarët përfundon në kanal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në autostradën Vlorë-Fier në afërsi të fshatit Akerni.

Nga aksidenti janë plagosur 4 persona, bëhet fjalë për dy vajza dhe prindërit e tyre. Sipas informacioneve të siguruara, aksidenti ka ndodhur pasi automjeti me të cilin udhëtonin pjesëtarët e kësaj familjeje ka dalë nga rruga e ka përfunduar në kanal.

Në vendngjarje kanë shkuar 4 ambulanca si edhe efektivë të policisë, teksa ende nuk dihet gjendja shëndetësore e 4 personave të plagosur.