Ledri Vula në gjendje jo të mirë shëndetësore: Do kthehem së shpejti

Reperi i njohur Ledri Vula ditën e sotme ka lajmëruar me anë të një postimi në Insta Story se është në gjendje jo të mirë shëndetësore pa dhënë më shumë detaje.

Në foton e publikuar shohim se artisti ndodhet në shtëpi teksa po bën një serum.

Ai shpreh keqardhje që nuk do të mund të jetë i pranishëm në një nga kocertet e planifikuara.

“Party people. Me përulje dhe mirëkuptim, më duhet të ju njoftoj se koncerti im sonte në Zone Club është i pamundur për shkak të situatës shëndetësore që kam.

Do të kthehem së shpejti dhe do të festojmë së bashku. Ju dua”,shkruan Ledri.