Pas Noizyt, Policia e Kosovës shpall në kërkim edhe Stresin, kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e tij

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve ditën e sotme në mënyrë që të arrestoje reperin e njohur Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj.

Stresi akuzohet se është përfshirë në dhunën ndaj një personazhi të njohur të TikTok-ut para disa ditësh në një klub nate në Pejë, së bashku me reperin tjetër Noizy dhe disa persona të tjerë.

Sipas policisë së Kosovës, Stresi është i kërkuar për veprën penale: “Ndihma” nё kryerjen e “Lёndim i rёndё trupor”.

Vetë ai është shprehur se nuk ka pasur të bëjë me dhunën e ushtruar ndaj personazhit të njohur si Medi Iseni, por përkundrazi, ka ndërhyrë për të mos lejuar që të ketë dhunë.