Si ndikon kafeja në kujtesë. Studimi që duhet të dini!

Edhe një herë kafeja është në qendër të vëmendjes së studimeve shkencore, të cilat dikur dëshmonin se i bënin shumë mirë trupit. Sigurisht kjo i pëlqen atyre që e adhurojnë kafenë, por së fundmi një studim tregoi për të dhënë që nuk do t’i pëlqejë aspak.

Ndaj nëse jeni ndër ata që pini shumë kafe, harrojeni këtë artikull nëse nuk keni vendosur që ka ardhur koha të kufizoni sasitë e kafesë që konsumoni. Sepse një studim i paraqitur disa ditë më parë në konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Alzheimerit (Aaic) raportoi se më shumë se tre filxhanë kafe në ditë lidhen me një rënie më të shpejtë të aftësisë njohëse me kalimin e kohës.

Studiuesit ekzaminuan ndikimin e sasive të ndryshme të çajit dhe kafesë në inteligjencën e lëngshme, e cila mat funksionet njohëse duke përfshirë arsyetimin abstrakt, të menduarit logjik dhe njohjen e modeleve.

Të dhënat tregojnë se konsumimi i tepërt i kafesë, sjell pasoja negative. Pra gjithçka lidhet me sasinë e konsumit. Nëse do të pini jo më shumë se tre filxhanë kafe në ditë, përfitimet janë më të mëdha se pasojat negative. Konsumimi i tepërt i kafesë ul aftësinë njohëse./L.F-dritare.net