Duartokitje të mëdha për Arianit Kocin në varrimin e Faton Hajrizit

Avokati i njohur Arianit Koci, i cili u angazhua për ta kthyer trupin e pajetë të Faton Hajrizit nga Serbia, ka reaguar publikisht pas ceremonisë së varrimit të të ndjerit.

Gjatë kësaj ceremonie, Koci u falënderua në mënyrë të veçantë nga familjarët e Hajrizit për përkushtimin dhe ndihmën e tij të jashtëzakonshme.

Ajo që e bëri këtë moment edhe më prekës ishte duartrokitja e sinqertë nga të pranishmit në varrim, të cilët e vlerësuan lart punën e avokatit.

Në një postim në rrjetet sociale, Koci shprehu ndjenjat e tij për këtë gjest respekti dhe mirënjohjeje.

“Nuk ka kënaqësi dhe satisfaksion më të madh, se kur për punën e bërë, populli të nderon dhe respekton! E populli nuk gabon kurrë! Falëmnderit”, shkroi Koci.