Tragjike në Tiranë! U rrëzua nga tarraca e pallatit, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një 50-vjeçar u rrëzua aksidentalisht nga tarraca e katit të pestë, i cili më pas ndërroi jetë në spital.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi në rrugën “Jordan Misja”, ku 50-vjeçari me inicialet K. Th. nuk u mbijetoi plagëve të marra, duke humbur jetën në spital.