“Më shkatërrove jetën”, shqiptari i “ngjitet” italianes: S’më dhanë letrat prej teje

Një rast përndjekjeje, por pa asnjë lidhje romantike (fejesë apo martesë) ka bërë bujë në mediat italiane.

Protagonisti i kësaj çështjeje është bërë një 36-vjeçar me origjinë shqiptare me banim në Solarolo i cili akuzon 46-vjeçaren italiane se e ka penguar të marrë dokumentet e qëndrimit.

Në qershor ai filloi të ngacmonte dhe të përndjekte 46-vjeçaren italiane dhe mbrëmjen e së premtes i ka lyer murin e shtëpisë së saj me dorë të gjakosur.

Rreth orës 12.30 ai e vuri re duke ecur nëpër rrugët e qytetit dhe menjëherë filloi ta ndiqte. Më pas gruaja u strehua në një lokal. Ai u ul në një tavolinë duke pritur më pas i hodhi një gotë dhe një shishe, për fat të mirë pa arritur ta godiste.

Në një moment ajo ia doli të kthehej në shtëpi dhe shqiptari iu afrua duke i bërtitur:

“Më shkatërrove jetën! Ndryshove rrugën!”.

Ai iu afrua duke e falënderuar me ironi për atë ditë dhe duke e ndjekur në dyqanin ku ishte strehuar 46-vjeçarja. Më pas ai u ndal te dera duke pritur derisa vendosi të kthehej në shtëpinë e gruas. Këtu ai kërcënoi familjen e saj, dëmtoi biçikletën e babait të saj dhe kabinën e telefonit.

Ai theu edhe disa vazo qeramike në oborr duke i hedhur në tokë. Më pas ka tentuar të godasë me disa sende prindërit e 46-vjeçares. Në fund ai bëri muret e shtëpisë me një dorë të përgjakur dhe pak më vonë u arrestua për përndjekje dhe dëmtim.

Paraditen e djeshme përpara gjyqtarit hetues, 36-vjeçari ka konfirmuar arsyen e urrejtjes ndaj gruas.

Që prej disa muajsh, 36-vjeçari kishte filluar ta ndiqte 46-vjeçaren nëpër rrugët e Solarolos dhe të linte shënime në xhamin e përparmë të makinës së saj. Gjithashtu ai rrinte jashtë shtëpisë së saj për ta kontrolluar dhe për t’i rënë ziles vazhdimisht.