“Na presin tre ditë errësirë”: Cfarë parashikon “Nostradamusi” i ditëve tona- 6 profeci i kanë dalë të vërteta!

Athos Salomé, braziliani që njihet ndryshe si “Nostradamusi i gjallë”, parashikon “tre ditë errësirë” për vitin 2024.

Parashikuesi thotë se të tjera nga profecitë e tij janë realizuar. Përveç faktit se ka “profetizuar” pandeminë e Covid-it, vdekjen e Mbretëreshës Elizabetë apo rezultatin e kampionatit europian të futbollit, ai pretendon se ka parashikuar edhe sulmet kibernetike në Lojërat Olimpike.

“Për më tepër, paralajmërimet e mia për spiunazhin e korporatave në sektorët e bioteknologjisë dhe shëndetësisë janë realizuar gjithashtu pasi grupet e hakerëve koreano-veriorë Kimsuky dhe Adariel synojnë t`i shënjestrojnë këto industri për të financuar politikat e Kim Jung-un,” thotë ai.

Për periudhën e ardhshme, Athos Salome parashikoi “tre ditë errësirë”, të shkaktuara nga përdorimi i një teknologjie që sic thotë ai, do të ketë efekte shkatërruese mbi botën.