“Në gjendje të rënduar psikologjike”, Ronaldo Sharka poston videon prekëse dhe ka një mesazh për të gjithë

Moderatori i njohur, Ronaldo Sharka, ka bërë së fundmi disa postime mjaft të sinqerta në rrjetet e tij sociale. Një ditë më parë, ai ka vendosur që të ndajë me ndjekësit një moment shumë delikat nga jeta e tij.

Sharka ka postuar një video ku shfaq ‘defektet’ në trup dhe pranon se prej disa vitesh ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Ronaldo tregon se nuk është kujdesur siç duhet për trupin, duke ngrënë ushqime jo të shëndetshme, por tani ka vendosur të ndryshojë. Modetatori i njohur gjithashtu zbulon se ka nisur palestrën dhe ka reduktuar ushqimet që nuk i bëjnë mirë.

Postimi i plotë i Ronaldo Sharkës:

Në këtë periudhë postimesh me foto perfekte pa celulit në plazh, po zgjedh të publikojë diçka reale nga jeta ime.

Po, ky dhe kështu jam unë. Të paktën për një periudhë 2-3 vjeçare, deri në ato ditë që kam xhiruar veten në një gjendje të rënduar psikologjike, ku më pas mu desh të merrja vendimin për të nisur palestrën. Mendoja se forca e urisë për të ngrënë dhe pirë pislliqe orar pa orar ishte më e madhe se unë dhe më ka udhëhequr për një kohë shumë të gjatë.

Këtë periudhë të gjatë e kam shijuar shumë për shkak se haja kur doja dhe çfarë doja, por dhe kam qarë shumë për shkak të komenteve. Njerëz, hiqni dorë nga ushqimet e shpejta në rrugë, hiqni dorë nga pijet me gaz dhe ngrënia pa orar. Ju mund ta kontrolloni veten dhe urinë tuaj, mos përfundoni si unë ku sot, më duket sikur po nis jetën nga e para pasi më duhet shumë punë të normalizojë trupin tim.

Faza e parë është pranimi. Unë e pranova veten, faza e dytë është të filloni të ndryshoni. Ju dua.