Studimi: Në këtë moshë përfundon rinia dhe nis plakja

Një studim i fundit nga Universiteti Stanford ka zbuluar se rinia, nga perspektiva e proteinave, përfundon rreth moshës 34 vjeçare.

Ky zbulim tregon se, që nga kjo moshë, ne fillojmë të pësojmë ndryshime të rëndësishme qelizore që shënojnë fillimin e moshës madhore.

Studimi tregon se, pas moshës 34 vjeçare, trupi i njeriut prodhon më pak proteina, duke sjellë uljen e masës muskulore dhe rritjen e ndjeshmërisë ndaj sëmundjeve të ndryshme.

Ky fenomen nxjerr në pah se plakja nuk ndodh papritur, por është një proces gradual që fillon të përshpejtohet më vonë. Përveç ndryshimeve biologjike të zbuluara nga studimi, faktorë të tillë si mënyra e jetesës, dieta dhe stërvitja luajnë gjithashtu një rol vendimtar në procesin e plakjes .

Hulumtimi i Stanford-it nënvizon se, megjithëse biologjia imponon kufizime të caktuara, zakonet dhe zgjedhjet tona mund të ndikojnë në mënyrën se si ne përjetojmë plakjen.