Artistja e madhe Rajmonda Bulku feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush sot aktorja

Artistja e madhe, aktorja e dhjetra filmave shqiptarë, Rajmonda Bulku ditën e sotme feston ditëlindjen.

Bulku, e lindur dhe rritur në zemër të Tiranës, ka feston 66 vite jetë, por që mesa duket koha ka ndalur për Bulkun pasi ajo vazhdon të ruajë po të njejtin shkëlqim dhe freski.

Bulku ka vazhduar të ruajë hijeshinë e saj edhe pse tashmë është bërë disa herë gjyshe.

Rajmonda Bulku hyri në rrugën e kinematografisë kur ishte fare e re. Nxënëse në vitin e tretë te shkolles se mesme, ajo debutoi në 1976 në filmin ‘Dimri i fundit’. Pas përfundimit të gjimnazit, nis punë si montazhiere në Kinostudio “Shqipëria e Re” e më tej ndjek studimet në Institutin e Lartë të Arteve, ku diplomohet në degën e dramës në vitin 1985.

Pas diplomimit Rajmonda u emërua në Teatrin Kombëtar ku ka interpretuar në shumë role kryesore, megjithatë famen e vërtetë ia sollën rolet në filma.

Ajo shënon mbi 20 role në filma dhe plot të tjerë në teatër, e është nderuar me disa çmime. Perveç aktrimit, Bulku u bë për disa kohë edhe pjesë e politikës e u përfshi në lëvizjen studentore të dhjetorit.