Eva Buzo Përshkon 92 Km Në Adriatik Për 34 Orë: Spiropali E Quan Një Arritje Të Jashtëzakonshme!

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka përshëndetur Eva Buzon, për përshkimin me sukses të Adriatikut: 92 kilometra në 34 orë, një ushtrim i jashtëzakonshëm që na emocionoi të gjithëve!

“Eva Buzo ia doli: Përshkoi Adriatikun dhe “lidhi” brigjet e Italisë e Shqipërisë.

92 kilometra në 34 orë, një ushtrim i jashtëzakonshëm që dëshmoi fuqinë fizike dhe psikologjike, guximin, kurajon dhe vendosmërinë e shqiptares që na emocionoi të gjithëve!”