Krimi në familje/ 55-vjeçari mbyti gruan dhe dy qentë me litar e më pas i dha fund jetës së tij, zbulohen detaje të reja

Detaje të reja dalin në lidhje me ngjarjen e rëndë ku një 55-vjeçar amerikan është vetëvarur pasditen e sotme në banesën e tij dhe ka ndërruar jetë.

Mësohet se viktima i identifikuar si Matheë James Ëerts, i cili punonte si mësues në “Albania Collage”, më parë ka mbytur me litar gruan e dy qentë, e më pas edhe veten.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sonte në zonën e treshit në Tiranë. Të tjera detaje nuk dihen ende, teksa raportohet se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.