Kanë menduar se ka stoli ari në makinë, ai ka patur mjete për punë, detaje të reja nga vrasja!

Mëngjesin e sotëm në parkingun para Q.T “Mavrovasja” paradite është vrarë një shkupjan.
Jozyrtarisht ai është marrë me disa biznese, por që policia ende nuk e ka kumtuar identitetin e tij.

Tre të dyshuarit, të gjithë thuhet se janë nga Shkupi, kanë menduar se viktima ka patur stoli ari në makinën.

Sulmin e kanë bërë për ta plaçkitur. Por pasi e kanë vrarë dhe e kanë marrë kutinë me vete, kanë parë se ajo është e mbushur me mjete për shitje, shkruan SDK.mk

Personi i vrarë thuhet se ka kompani në afërsi të Aerodromit, për shitjen e mjeteve të ndryshme për punë.