E rëndë në Vlorë, turisti italian pëson arrest kardiak gjatë notit, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në plazhin e Delisufit në Vlorë, ku një shtetas italian ka humbur jetën pasi ka hyrë në det.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 17:59, 41-vjeçari F. S., banues në Itali, dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak, që ka rezultuar fatal për të.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili është duke punuar për të zbardhur rrethanat e plota dhe shkakun e vdekjes së shtetasit italian.