Gjendet shëndosh e mirë gruaja nga Rahovica e Ferizajit që u raportua e zhdukur

Është gjetur Hamide Jakupi, nga Rahovica e Ferizajit e cila u raportua e zhdukur ditë më parë.

Mjekët tregojnë se gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

Lajmin për gjetjen e saj është bëre nga Policia e Ferizajit.

“Me datë 03.09.2024 rreth orës 10:15 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se një person H. J (F/K) e moshës 53 nga fshati Rahovicë , komuna e Ferizajt, e cila sipas ankuesve lëngon nga ka të meta mendore dhe është larguar nga shtepia dhe nuk dihej për fatin e saj. Më datë 03.09.2024 hetuesit rajonal të mbështetur nga banorë të zonës kanë kërkuar, deri pas mensate, por pa sukses.

Ndërsa sot, datë 04.09.2024, me fillim në orët e para të ditës, sërish kanë filluar kërikim dhe hetuesit rajonal nga Sketori Rajonal i Hetimeve, të mbështetura edhe nga policë të rendit , FSK- Njësia e Kërkim Shpëtimit me 8 operatorë, Njësia e K9, si dhe vullnetarë, banorë të zonës, në ora 10:45 rreth 1.5 km larg fshatit, në ara, është gjetur H.J në gjendje të mirë shëndetësore. Viktimës i është ofruar ndihma e parë nga Emergjenca Primare QKMF Ferizaj. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në raportin zyrtar të Policisë.