Rita Ora e bën edhe këtë – shitëse në një dyqan, kështu befasohen klientët

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, i ka befasuar vizitorët e një dyqani veshjesh, duke u bërë për pak kohë arkëtarja e atij dyqani.

Interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” publikoi një video në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, e cila tregonte momentin kur ajo mori një bexh nga “Primark” me emrin e saj dhe filloi t’iu shërbente klientëve te arka e dyqanit “Primark” në rrugën Oxford të Londrës.

Në video, Rita Ora shfaqet e buzëqeshur dhe plot energji, ndërsa përshëndet dhe ndihmon klientët e pranishëm te arka. Ajo kreu të gjitha detyrat si një arkëtare e vërtetë, duke bërë pagesat dhe duke i paketuar blerjet me kujdes për çdo.

Vizitorët e dyqanit u befasuan dhe u gëzuan kur kuptuan se ishin shërbyer nga një yll me renome ndërkombëtare.

Këngëtarja e lindur në Prishtinë ndau me ndjekësit e saj në Instagram emocionet e këtij momenti të veçantë. “U ndala në dyqanin e Primark në rrugën Oxford për të befasuar blerësit në festimin e përvjetorit të parë të bashkëpunimit tonë! Mbani sytë hapur, shumë më tepër është në rrugë e sipër”, shkroi ajo në postimin e saj.