Krim i rëndë në Roskovec! Vriten xhaxha dhe nip, autori vetëdorëzohet në Polici

Gramoz Kurtaj dhe Vladimir Kurtaj, xhaxha dhe nipi, humbën jetën në një ngjarje kriminale këtë të martë në Kurjan të Roskovecit.

Dyshohet se ata u vranë me armë zjarri nga 49-vjeçari Altin Kuka. Në vendngjarje, ka mbërritur grupi hetimor për të zbardhur krimin, ndërsa që janë ngritur pika kontrolli hyrje dhe dalje të Fierit.