Me shpejtësi skëterrë, Hatit të Tik-Tok-ut i hiqet patenta: Jashar bëj gati helikopterin

Hatixhe Brika, e njohur në rrjetet sociale, kryesisht në Tik-Tok dhe partneri i saj, po ashtu i njohur nga rrjetet sociale, Jashar Stojku, janë gjobitur nga policia si dhe u është hequr patenta

Çifti i të rinjve, i njohur për reklamimin e jetës së luksit e makinave të shtrenjta, po udhëtonin me shpejtësi tej normave të lejuara për të bërë video për rrjetet sociale duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve.

Policia ka gjobitur me 60 mijë lekë gjobë dhe heqje patente dy të rinjtë. Ndërsa për Hatin, policia i ka pezulluar patentën për 6 muaj sepse po drejtonte një makinë me fuqi matorike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor.

Vetë Hati në një reagim në Instagram, ka shpërndarë lajmin me një thirrje për Jasharin, që ti bëjë gati helikopterin.
‘Jashar bëj gati Helikopterin”, tha ajo.