Supermodelja e ardhshme! Vajza e Monica Belluccit feston ditëlindjen, urimet speciale nga prindërit

Deva Cassel, e bija e Monica Bellucciit dhe Vincent Casselit mbush sot 20 vjeç.

Ajo nuk njihet vetëm falë prindërve të saj të famshëm, por karriera e saj nisi herët. Deva nisi karrierën e saj si modele disa vjet më parë, u bë imazh i Dolce &Gabbana dhe së fundmi punon për Dior.

“Dashuria ime, gëzuar ditëlindjen. Shumë lumturi për ditën tënde speciale dhe për gjithë jetën tënde. Faleminderit që eksizton”, ka qenë urimi i Monica Bellucit.