Në një ceremoni madhështore, këngëtari Ervis Behari i jep fund beqarisë

Këngëtari i njohur i muzikës popullore mbrëmjen e djeshme i ka dhënë fund beqarisë me një dasmë madhështore mes miqsh dhe familjarëve të tij.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale shohim se të shumtë ishin personazhet publik përfshirë aktorë dhe këngëtarë nga të gjitha rrymat muzikore të cilët dhuruan një atmosferë të mrekullueshme duke kënduar e kërcyer së bashku me Ervisin dhe bashkëshorten e tij.
Por detaji i cili tërhoqi më shumë vëmendje ishte një fotografi të vogël të nënës së këngëtarit vendosur në anën e zemrës së tij.

Edhe pse nëna e Ervisit është ndarë nga jeta para disa viteve si pasojë e një sëmundje të rëndë, artisti ka zgjedhur një mënyrë tepër të veçantë për ta pasur afër vetes.

Në prill të vitit të kaluar Ervisi bëri celebrim në Bashkinë e Tiranës duke kurorëzuar dashurinë e tij disavjeçare.
Çifti gjithashtu kanë edhe një djalë, të quajtur Erblin, i cili sapo ka mbushur një vjeç.
Ai u bë i njohur me këngën “Dajo”, e cila tashmë nuk mungon në asnjë prej dasmave shqiptare.