Panik në ajër për pasagjerët e një fluturimi nga Medellin për në Barranquilla, Kolumbi. Siç e shihni dhe në pamjet e publikuara avioni më të cilin udhëtonin u godit nga një stuhi tropikale.
Pasagjerët dëgjohen teksa bërtasin të frikësuar, ndërsa avioni lëkundet nga era e fortë. Skenat e frikshme u filmuan ditën e hënë gjatë fluturimit 8586 të kompanisë ajrore kolumbiane, Avianca.
Në pamundësi për t’u ulur, piloti vendosi të ndryshonte përkohësisht kursin drejt zonës bregdetare të Cartagena-s, për t’u kthyer sërish drejt Barranquilla-s, disa orë më pas.