Fero në depresion, Arbenita ‘trazon’ rrjetin me postimin e fundit

Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, ka ndarë disa imazhe me ndjekësit e saj.

Para disa minutave ajo ka publikuar disa fotografi në Instagram, duke ‘’trazuar’’ rrjetin e veshur në të zeza.

Teksa pak më parë ish-bashkëshorti i saj, Fero bëri një reagim publik, duke thënë se është në depresion për shkak të padrejtësive që sipas tij po i bëhen nga drejtësia, në lidhje me vajzën e tij.

Madje, siç ka thënë ai, vajza e tij sot është “kidnapuar”.

Ndërsa, nuk dihet a është rastësi apo i qëllimshëm postimi i Arbenitës, e cila tregon se për momentin ndodhet në Britani të Madhe, në ditën kur vajzën do të duhej sipas vendimit, t’ia dorëzonte babait të saj, Fero-s, siç ka deklaruar ky i fundit.