Biznesmeni i njohur Kristian Boçi ka reaguar për aksidentin e rëndë ku u përfshi disa ditë më parë, ndërsa në makinë ishte bashkë me fëmijët.
Kristian Boçi ka ndarë një video, ku shihet i shtruan në spitalin e Traumës, pasi goditjet që ka marrë nga aksidenti kanë qenë të shumta.
Ai ka falenderuar Zotin që është ende gjallë e që fëmijët janë shëndoshë e mirë pas këtij aksidenti. Por duket se dëmtimin më të madh e ka marrë Boçi, i cili veç plagëve të shumta që ka marrë ka humbur dhe shikimin në syrin e majtë.
“Faleminderit për mesazhet. Vërtetë kam humbur shikimin në syrin e majtë, por gjithmonë me shpresën që do më vijë. Faleminderit Zotit që i kam mirë fëmijët. Faleminderit për mesazhet, por e kam të pamundur t’ ju kthej përgjigje. Ruajini shëndetin dhe falenderonin Zotin se si dhëndeti nuk ka”, dëgjohet të thotë ai ndër të tjera.