Vdes 111 vjeçarja nga Ferizaj, Xhezide Alija, një ndër gratë më të vjetrat në Kosovë

Gruaja 111 vjeçare nga Ferizaj, Xhezide Alija, ka humbur jetën sot.

Të ndjerës do t’i jepet lamtumira e fundit sot në ora 16:10.

“Ju njoftojmë se ka ndërruar jetë, Nënëlokja Xhezide Alija (05.08.1913 – 20.09.2024), nëna e Nuhi, Hysni dhe Remzi Aliut.

Varrimi i të ndjerës bëhet sot, më 20.09.2024, (e premte) në ora 16.10, me Ikindi, në varrezat e fshatit Dardani, Ferizaj.” – ka njoftuar familja.

Xhezide Alija ishte një nga personat më të vjetër në Kosovë.