Ishte duke krasitur një pemë, shqiptari bie nga lartësia prej 8 metrash! 51-vjeçari përfundon në kujdes intensiv

Një 51-vjeçar shqiptar ka rënë në një lartësi prej 8 metrash teksa punonte në Greqi dhe ka pësuar dëmtime të mëdha në kokë.

Sipas mediave greke, shqiptari ka qenë duke krasitur një pemë në fshatin Armeni të Rethymnos pasditen e djeshme.

Ndërkohe mësohet se 51-vjeçari po trajtohet në Repartin e Kujdesit Intensiv të spitalit të Rethymnon.

Nuk dihet ende se si ai u gjet në tokë dhe cili ka qenë shkaku që ai u rrëzua nga ajo lartësi.